E Diel, 1 Nëntor 2026

Salihi konfirmon praninë në miqësoren me Moldavinë


Trajneri i DC United, Olsen, pohon se sulmuesi shqiptar do të lihet i lirë për të luajtur me kombëtaren shqiptare ndaj moldavëve

Në dy muajt e fundit, bomberi shkodran që aktivizohet me DC United në kampionatin amerikan, Hamdi Salihi, do të jetë shumë i zënë më aktivitete sportive. Kjo, pasi do ti duhet të udhëtojë nga Amerika drejt vendit tonë për të luajtur edhe takimet për fazën kualifikuese të Botërorit 2014. Nga klubi i DC United konfirmohet lënia e lirë e Salihit për të luajtur në takimin miqësor ndaj Moldavisë. Sulmuesi kuqezi do të aktivizohet më datë 12 gusht në takimin ndaj Kansas Sitit, në ligën MLS me skuadrën e tij, dhe më pas do të grumbullohet me kombëtaren, ku do të jetë gati për miqësoren e datës 15 gusht. Një ditë më vonë do ti duhet të kthehet përsëri në Amerikë për të vazhduar impenjimet me klubin e tij. Këtë gjë e bën të ditur në mediat vendase vet trajneri i skuadrës, ku aktivizohet sulmuesi shkodran. Nuk do të jetë diçka e mirë për klubin, pasi Salihit do ti duhet të luajë për përfaqësuesen e Shqipërisë dhe në fundjavë në kampionat. Kështu ai do të ndjejë lodhje. Megjithatë, kam besim dhe jo vetëm te ai, por te të gjithë lojtarët që do të grumbullohen me kombëtaret e shteteve të tyre. Ata po bëjnë një punë të shkëlqyer. Ne si klub duam që futbollistët tanë të jenë të rëndësishëm dhe të japin kontributin e tyre edhe me ekipin e vendit të tyre, – është shprehur Olsen, trajneri i DC United, skuadra ku aktivizohet sulmuesi shkodran, Hamdi Salihi. Fjalë këto që duket se i kanë dhënë besim bomberit kuqezi për të bërë një paraqitje sa më dinjitoze me kombëtaren dhe me klubin gjithashtu. Olsen ka folur në maj edhe me trajnerin De Biazi, ku në takimet me Katarin dhe Iranin, klubi amerikan nuk e lanë të lirë sulmuesin e tyre, por këtë herë Salihi do të jetë në miqësoren me Moldavinë dhe DC United duhet të jetë e përgatitur për këtë gjë. Në sulm do të eksperimentohet me Long Tan, i cili u aktivizua nga trajneri Olsen edhe në miqësoren me PSG-në fundjavën e kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›