Rritet sasia e naftës të derdhur në Gjirin e Meksikës
Sasia e naftës së derdhur në Gjirin e Meksikës vazhdon të rritet gjithnjë e më shumë. Pas mbytjes së një platforme nafte një javë më parë, aktualisht një e treta e hapësirës së krijuar, në thellësinë rreth 1500 metra po shpërndan naftë të papërpunuar nër det. Sipas të dhënave të koncernit britanik të naftës, BP, çdo ditë rrjedhin rreth 670 tonë naftë e papërpunuar nga e çara e platforms ndërsa më parë ishte folur për gati 140 tonë. Ndërkohë me qëllim të ndalimit të prhapjes së mëtejshme në det është djegur në mënyrë të kontrolluar një pjesë e naftës së derdhur. Mediat saktëësojnë se derdhjet e karburantit shkaktuar në Gjirin e Meksikës pas mbytjes së platëformës "Deepwater Horizon", mund të arrijnë në brigjet e Luizianës më shpejt nga ç'ishte parashikuar nga specialistët. Sipas autoriteteve amerikane, pritet që të premten sasia e naftës të progresojë e të mbërrijë në Luiziana duke paralajmëruar edhe një katastrofë mjedisore.
Ndërkohë ende pa mbërritur në breg, autoritetet në Luiziana kanë hartuar një plan për pastrimin dhe uljen sa më shumë të efekteve të ndotjes në ambient. Një njollë gjigante nafte rezultoi pas shpërthimit në një platformë shpimesh në det . Ky ishte incidenti më i rëndë i këtij lloji që prej një dekade në Shtetet e Bashkuara. Njolla e naftës mund të dëmtojë rëndë ekuilibrin delikat ekolgjik të zonës prandaj Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi amerikan po ndërmarrin një hetim të hollësishëm. Njolla e naftës vjen nga një pus 1,525 metra nën sipërfaqen e oqeanit dhe ka një shtrirje prej 74 mijë kilometrash katrore, diçka më shumë se sa shteti i Virxhinias Perëndimore. Platforma e firmës zvicerane Deepwater Horizon u zhyt më 22 prill, dy ditë pas shpërthimit dhe zjarrit që e përfshiu ndërsa ishte duke përfunduar shpimin e një pusi për kompaninë e naftës BP rreth 64 kilometra në juglindje të grykëderdhjes së lumit Misisipi. Roja Bregdetare amerikane po përpiqet me ndihmën e 8 robotëve të nënujshëm të aktivizojë një valvul që do të ndërpriste rrjedhjen e naftës. Roja Bregdetare thotë se nëse gjendja nuk vihet nën kontroll, kjo mund të rezultojë në njërën prej rrjedhjeve më të mëdha të naftës në historinë amerikane.