E Shtunë, 31 Tetor 2026

Objektet muzeale pa përkujdesje

 

GJIROKASTER - Objektet e rivitalizuara nga fondet e qeverisë shqiptare në pjesën historike të Gjirokastrës, po atrofizohen dita-ditës. Shembulli konkret është ish-Hani i Stavros i përuruar me bujë një vit e gjysmë më parë nga ish-ministri i atëhershëm i Kulturës dhe Sporteve, Ylli Pango. Banesa, në momentin e përfundimit të punimeve, u tha se brenda pak javëve do të transformohej në një objekt kulturor shumëdimensional apo dhe në një shtojcë të Universitetit të Gjirokastrës. Sot ky objekt përveçse është rigjeneruar në pamje të parë, në brendësi sërish mbart lagështi duke krijuar premise që shumë shpejt të kthehet në gjendjen e viteve më parë. Përfundimi i disa restaurimeve masive në zonën historike të Gjirokastrës, ka nxjerrë si domosdoshmëri rivitalizimin dhe vënien në funksion të këtyre godinave apo komplekseve të gurta. Aktualisht kanë përfunduar restaurimet në banesën e gurtë të Gurgait në Pazarin Karakteristik dhe në disa banesa të tjera në qendrën historike, ndërkohë që mjediset e tyre vazhdojnë të jenë tërësisht të braktisura. Madje si shkak i mungesës së dorës së njeriut, restaurimet e përfunduara rishtazi për realizimin e të cilave janë shpenzuar dhjetëra mijëra euro si pjesë e projektit për rivitalizimin e Gjirokastrës historike me 1.2 milionë USD përmes UNESCO-s, kanë nisur të dëmtohen. p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›