E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë/ Pranga trafikanti të drogës, kërkohej nga FBI

Është arrestuar në Tiranë një shtetas shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim nga FBI-ja amerikane. Policia konfirmon se ndaj të arrestuarit Gazmir Gjoka kishte një urdhër arrest ndërkombëtar për trafik ndërkombëtar të lëndës narkotike.

Gjykata e New Jersit në SHBA kishte dhënë masën e arrestit burg në mungesë ndaj 56 vjeçarit.

Gazmir Gjoka kishet arritur t'i shpëtonte një operacioni të policisë në Shetet e Bashkuara të Amerikës ndaj një organizate të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike i cili u zhvillua në SHBA në mars të këtij viti. Organizata akuzohej dhe për trafik armësh , cigaresh dhe kontrabandë, pastrim parash dhe vrasje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›