“Përmbytjet, nga ndërtimet mbi kolektor”
DURRËS - Kreu i Aluiznit në Durrës Andi Lila kërkon hartimin e një strategjie të mirëfilltë kundër përmbytjeve. Sipas tij bashkëpunimi mes Bashkisë, Bordit Kullues, Aluiznit dhe strukturave të tjera do të parandalonte përmbytjet e vjeshtës. “Ekzistojnë afro 22 objekte pa leje në Kënetë, dhe disa të tjera në Shkozet dhe Plazh të ndërtuara pranë veprave kulluese. Ato nuk kanë asnjë shans për legalizim pasi janë ngritur në kundërshtim me ligjin. Nëse Inspektoriati ndërtimor që varet nga Bashkia do të kishte ndërhyrë me shembje që në muajin gusht kur nisi aksioni masiv, atëherë Durrësi nuk do të përmbytej”, u shpreh Lila.