Objektivi i Realit, 100 pikë

Sipas të përditshmes sportive spanjolle AS, trajneri i gjigantit madrilen, Jose Mourinho synon që me skuadrën e tij të përfundojë edicionin në La Liga me kuotën e 100 pikëve.
Los Blancos aktualisht kanë 88 pikë, shtatë më tepër se përcjellësi i parë Barcelona dhe katër xhiro para fundit mund të konsiderohet se tashmë ka fituar titullin e kampionit. Por, për ta arritur kuotën e 100 pikëve dhe të hyjë në histori, Reali duhet të fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura, kundër Sevillas të dielën, Athletic Bilbaos, Granadas dhe Mallorcas.
Kjo nga Mourinho dhe futbollistët e tij do të jetë shenjë falënderimi për tifozët të cilët e duartrokitën ekipin pavarësisht eliminimit nga Liga e Kampionëve.
Kuota më e lartë e pikëve nga një skuadër e Real Madridit është ai i udhëhequr nga Manuel Pellegrini që gjatë edicionit 2009-10 tuboi 96 pikë.