E Shtunë, 31 Tetor 2026

Relli Leb fitoi diten e pare te garave ne Argjentine

Është gjithnjë ai, Sebastian Lëb. Francezi me një origjinë gjermane sundon vazhdimisht garat e rellit në autmobilizëm, ndërsa skena është ngritur në rrugët e vështira të Argjentinës. Piloti i Sitroenit u nis shpejt duke pasur frikë nga reshjet e shiut që kurrë nuk zbritën nga qielli, ndërsa konkurrenti i tij më i fortë ishte finlandezi, Miko Hirvonen. Kaq rival i madh ishte finlandezi saqë ai e përfundoi etapën e ditës së parë vetëm një të dhjetën e sekondës më vonë sesa Lëb. 
Koha e fituesit ishte 2 orë, 20 minuta 30 sekonda e 6 të dhjetat.
Në vend të tretë doli Dani Sordo nga Spanja me makinën e tij Ford, duke mbetur 33 sekonda prapa vendit të parë, ndërsa gjithë të tjerët u lanë më shumë se nw minutë prapa. Sordo hyri në garë duke zëvendësuar të dëmtuarin finlandez, Jari-Mati Latvala
Njëri nga pretendentët për titullin botëror, norvegjezi Peter Solberg, u paraqit keq pasi dëmtoi makinën e tij Ford në një dalje nga rruga, duke thyer pjesën e saj të përparme.
Në renditjen e përgjithshme të kampionatit botëror kryeson Lëb, ndërsa Solberg e ndjek me 4 pikë më pak.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›