Vllaznia e nis mbarë fiton 2-0 me Laçin. Bylis dhe Tirana e mbyllin në barazim 0-0
Pjesa e dytë e sezonit futbollistik 2011-2012 në Shqipërinisme ndeshjet e Kupës, ku tetë më të mirat janë ndarë në dy grupe çerekfinale. Grupi A: Tirana, Kastrioti, Bylis dhe Kamza. Grupi B: Skënderbeu, Flamurtari, Vllaznia dhe Laçi. Ky tur çerekfinal nisi sot me takimin e Grupit A, Kastrioti – Kamza, takim i cili u luajt në Krujë dhe përfundoi në barazim 0-0. Padyshim kjo pikë vlen më shumë për miqtë nga Kamza, të cilt sot u prezantuan edhe me trajner të ri. Vendin e Ernest Gjokës te Kamza e ka zënë italiani Mauro De Vekis, i cili duhet thënë se debutoi me pikë në futbollin shqiptar. Pjesa e parënismë mirë për kamzalinjtë, që deri në minutën e 30-të ishin më të gjallë në lojën e tyre. Më pas krutanën marrin në kontroll lojën, ku kanë edhe raste për shënim, por pa rezultat. Përpos ndërrime të kryera nga të dy trajnerët në pjesën e dytë rezultati mbetet i pa ndryshuar dhe gjithçka u mbyll në barazim 0-0.
Vllaznia e shumë problemeve të shfaqura në merkaton e dimrit, ku ka pasur shumë hyrje- dalje lojtarësh ka arrtur ta nisë mbarë pjesën e dytë të sezonit. Të besuarit e trajnerit Rudi Vata kanë fituar 2-0 ndeshjen e parë të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, ku përballë tyre në Loro Boriço ishin laçjanët e trajnerit Përparim Daiu. Ky takim ishte i vlefshëm për Grupin B të turit çerekfinal të Kupës. Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0, ndonëse rastet për shënim nuk munguan. Pjesa e dytë është më e mirë për shkodranët ,që arrijnë të shënojnë dy gola. Goli i lezhjanit Dritan Smajli i shënuar në minutën e 52-të i hapi rrugën fitores së Vllaznisë. Ndërsa në minutën e 75-të është sulmuesi Jurgen Gjini ai,ai që vulos tripikëshin e Vllaznisë në përballjen me Laçin.
Bylisi dhe Tirana janë takuar në Adush Muça ,por në këtë takim ka fituar frika për të mos pësuar dhe në fund gjithçka ka përfunduar në barazim 0-0.Tirana udhëtoi drejt Ballshit për të ruajtur rekordin e saj në Kupën e këtij sezoni, pasi deri para ndeshjes së sotme bardheblutë e trajnerit Rubio i kishin fituar të gjitha ndeshjet duke marrë 100% të pikëve të mundëshme. Bylis dhe Tirana ndodhen në Grupin A të turit çerekfinal të Kupës së bashku me Kastriotin dhe Kamzës, të cilat u ndeshën të shtunën dhe ashtu si ky takim i Ballshit përfundoi 0-0
Grupi A
KASTRIOTI KAMZA 0-0
BYLIS TIRANA 0-0
Kamza 1 pikë
Kastrioti 1 pikë
Tirana 1 pikë
Bylis 1 pikë
Grupi B
VLLAZNIA LAÇI 2-0
SKËNDERBEU FLAMURTARI (të marten, 31 janar)
Vllaznia 3 pikë
Skënderbeu 0 pikë
Flamurtari 0 pikë
Laçi 0 pikë