Oferta me re, këtë verë festoni me “Vodafone Parties”
Vodafone Albania do të jetë sërish në brigjet e mrekullueshme shqiptare me festat e famshme “Vodafone Parties” dhe aktivitetet e tjera argëtuese dhe promocionale të cilat do i japin ngjyra edhe më të bukura stinës së nxehtë të verës. Prej datës 11 korrik, grupet promocionale të Vodafone Albania kanë nisur udhëtimet e tyre përgjatë bregdetit shqiptar duke u takuar me pushuesit në plazhet e Velipojës, Shëngjinit, Durrësit, Vlorës, Dhërmiut dhe Sarandës, duke i informuar ata mbi ofertat fantastike, produktet dhe shërbimet, si dhe duke i përgatitur për surprizat që i presin gjatë pushimeve, surpriza që mbajnë emrin “Vodafone”. Vodafone Albania ka tashmë traditë që të qëndrojë pranë pushuesve me organizimet më të veçanta dhe spektakolare gjatë gjithë stinës së verës. Janë të famshme festat “Vodafone Party” të cilat edhe këtë vit do të organizohen në klubet më të njohura dhe më në modë të bregdetit, me “DJ”-të më të mirë vendas e të huaj me surpriza e dhurata të shumta, të cilat do i bëjnë pushimet tuaja verore edhe më speciale e të paharrueshme. Pas dy netëve argëtuese në “Folie Terrace”, një nga klubet më të suksesshme të momentit në kryeqytet, festat “Vodafone Party” do vijojnë me ndalesat e tyre si më poshtë: a) 1 gusht 2009- “Vodafone Party” në “Havana Beach Bar”, Dhërmi, b) 15 gusht 2009- “Vodafone Party” në “Bliss Club”, Vlorë, c) 22 gusht 2009- “Vodafone Party” në “Summer Depo”, Vlorë. Pra mos harroni, përveç kremit të plazhit, çadrës, topit, dhe rrobave të banjës, këtë verë do ju duhet edhe shumë energji për ta ndarë me miqtë tuaj në festat më speciale të kësaj vere. Me bindjen se ju meritoni pushimet më të mira verore, Vodafone Albania ju uron pushime të mbara dhe ju mirëpret në festat e saj në të gjithë bregdetin shqiptar.
28 Korrik 2009