Raporti i Doganave: Rritja e çmimit uli konsumin e cigareve në 5 muaj
Sipas DPD-së në 5-mujorin e parë 2009, u zhdoganuan 117 ton cigare më pak
Ervin KOÇI
Rritja e akcizës për mallrat e luksit, si dhe rritja e çmimit të paketave të cigareve, ka bërë që shqiptarët të ulin konsumin e duhanit, të detyruar edhe prej krizës ekonomike. Kjo të paktën sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, të cilat flasin për një reduktim të sasisë së zhdoganuar të këtij malli (cigareve), gjatë pjesës së parë të vitit 2009. Sipas raportit të të ardhurave doganore, gjatë 5 muajve të parë të këtij viti janë zhdoganuar 1300 ton cigare me një rënie prej 117 ton, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë (2008). Ulja e konsumit mendohet të jetë shkaktuar nga rritja e çmimit të cigareve nga vendet prej nga ku Shqipëria e importon këtë mall, çka është shoqëruar me rritje të kostove edhe në Shqipëri. Por të dhënat tregojnë se edhe pse sasia e cigareve që është futur në vend është më e ulët se në vitin 2008, të ardhurat e siguruara prej saj janë më të larta. Sipas të dhënave të doganave për periudhën janar- maj 2009 vlera e cigareve të zhdoganuara arrin në 2.4 miliard lekë kundrejt 2.1 miliardë që ka qenë vitin e kaluar. Këto shifra tregojnë për rritjen e çmimit të cigareve në vende të tjera një politikë kjo që po ndiqet nga shumë qeveri për të ulur konsumin. Por ky raport mes sasisë dhe vlerës së cigareve ka rezultuar fitimprurës për buxhetin e shtetit pasi janë siguruar më shumë të ardhura nga zhdoganimi i cigareve.
Të dhënat
Të dhënat e DPD-së tregojnë se gjatë 5 muajve të parë të këtij viti të ardhurat e grumbulluara nga zhdoganimi i këtij malli (cigareve) arritën vlerën e 1.2 miliardë lekëve, duke shënuar një rritje prej 47 milion lekë kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave të doganave për periudhën janar- maj 2009, vlera e cigareve të zhdoganuara arrin në 2.4 miliardë lekë, kundrejt 2.1 miliardë që ka qenë vitin e kaluar. Të ardhurat nga zhdoganimi i cigareve pritet të rriten gjatë muajve të ardhshëm, kjo pasi qeveria ka marrë vendimin të rrisë akcizën e këtij malli, ç’ka do të thotë se çmimi i paketave të cigareve në vend pritet të rritet sërish.
Kontrabanda
Edhe pse zyrtarisht doganat e mohojnë faktin e shtimit të kontrabandës sidomos tek mallrat e luksit, që kanë dhe akcizën më të lartë, mosrënia e nivelit të konsumit të duhanit në vend tregon të kundërtën. Për periudhën janar-maj 2009 janë zhdoganuar në sasi 117 tonë cigare më pak se në të njëjtën periudhë për vitin 2008. Sipas të dhënave zyrtare të DPD-së, gjatë 5 muajve të parë të këtij viti janë zhdoganuar 1300 tonë cigare, me një rënie prej 117 tonësh krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por një fakt i tillë lidhet me atë pjesë të këtij malli, që kalon pa u regjistruar në dogana, ose siç cilësohet ndryshe, kontrabandë. Megjithatë, nuk mund të thuhet që konsumi i këtij malli ka rënë, pasi shqiptarët vijojnë të konsumojnë cigare në të njëjtën masë, edhe pse çmimet janë rritur. Vetë kërkesa për këtë mall mbetet e lartë dhe për rënien e zhdoganimeve nuk mund të ketë një shpjegim tjetër, në një kohë që nuk ka asnjë të dhënë zyrtare për rënien e numrit të duhanpirësve në vend.
Tabela
Sasia e cigareve të zhdoganuara në 5-mujorët e parë të 4 viteve të fundit
Viti 2006 2007 2008 2009
Sasia/ton 1,592 1,236 1,426 1,301
BSH: Importet vijuan ngadalësimin në qershor
Gjatë 6-mujorit të parë, Shqipëria importoi 116 milionë euro mallra më pak, ose ranë me 10.1 për qind, duke treguar se kërkesa e brendshme në ekonomi ka vijuar të dobësohet. Kjo gjë bëhet e ditur nga të dhënat statistikore të përpunuara nga Banka e Shqipërisë. Sipas BSH-së, gjatë qershorit të këtij viti, Shqipëria importoi 267.3 milionë euro mallra, ndërkohë që një vit më parë pati importuar rreth 300 milionë euro. Importet e Shqipërisë filluan të ngadalësohen në muajt e fundit të vitit 2008, ndërsa kaluan në negativ në fillim të vitit 2009. Rënia e importeve në qershor ishte më e forta e shënuar ndonjëherë në Shqipëri dhe u prodhua njëkohësisht si pasojë e rënies së çmimeve të mallrave në tregun ndërkombëtar, por edhe si pasojë e rënies së kërkesës së brendshme. Importi i ushqimeve dhe kafshëve të gjalla u reduktua me 12 për qind gjatë qershorit, ndërsa importet legale të karburanteve dhe lëndëve të tjera djegëse u reduktuan me 47 për qind. Rënia e importeve të lëndëve djegëse i dedikohet posaçërisht rënies së çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar. Në qershorin e vitit të kaluar, çmimi i naftës në bursën e Londrës pati mbërritur në rreth 140 dollarë për fuçi, ndërsa aktualisht është më pak se 65 dollarë për fuçi. Gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, Shqipëria ka importuar 1.55 miliardë euro mallra, rreth 116 milionë euro më pak nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Në të njëjtën kohë, eksportet e Shqipërisë kanë rënë me 96 milionë euro, ose me 20 për qind.
28 Korrik 2009