Ofertë të re për klientët me kontratë
Duke filluar nga 9 shkurt 2009, Vodafone Albania do të hedhë në treg planin e ri tarifor “Vodafone Paketa Profesionale”. Për herë të parë komuniteti i biznesit mund të krijojë planin e tij tarifor, të krijuar për të përmbushur më së miri nevojat e tyre të komunikimit brenda grupit dhe në drejtim të destinacioneve kombëtare. Me planin tarifor “Vodafone Paketa Profesionale”, Vodafone Albania iu mundëson klientëve të përzgjedhin një nga dy Paketat me Minuta brenda Grupit, ku ju mund të flisni 60 min/në muaj për vetëm 350 lekë (pa përfshirë TVSH), ose një kohë të palimituar bisede për vetëm 1100 Lekë/muaj (pa përfshirë TVSH) dhe/ose një nga tri Paketat me Minuta me destinacion kombëtar. Me ofertat e fundit, klientët ekzistues me kontratë mund të zgjedhin të krijojnë vetë planin e tyre tarifor dhe të përfitojnë nga ofertat në dispozicion.