“Politika efektive për emigrantët”
Politikat efektive që duhen ndjekur për punësimin e emigrantëve. Ky është qëllimi i seminarit dy ditor që nisi dje organizuar nga IOM. Shërbimet e informimit, këshillimit dhe referimit për migrantët e mundshëm, do të realizohen nëpërmjet krijimit të rrjetit rajonal të sporteleve të migracionit. Organizata Botërore e Migracionit, u fokusua gjithashtu mbi bashkëpunimin ndërshtetëror me Ballkanin perëndimor. Ky seminar synon pajisjen e politikbërësve me mjetet për menaxhimin, efektiva të migracionit për qëllime punësimi nga dhe drejt vendeve të tyre. Kjo përmes familjarizimit me politikat efektive dhe praktikat e kryera deri tani dhe nëpërmjet diskutimeve mbi hartimin apo përshtatjen e politikave të veçanta, në përputhje me situata specifike të migracionit. “Shqipëria po zbaton prej vitesh politika të reja punësimi për emigrantët. Por në këtë drejtim duhet bërë akoma më shumë”, nënvizuan organizatorët.