E Diel, 1 Nëntor 2026

“PD-LSI, kundër të ardhmes së Tiranës”

 

Sërish akuza për PD-në e LSI nga Bashkia e Tiranës. Nënkryetari i saj Eduard Shalsi reagoi mbi deklaratat e tyre. “Pasi politika e tyre e vjetër e bllokimit dhe e rrëmujës u mund nga një koalicion qytetar në Këshillin Bashkiak, që votoi dhe miratoi buxhetin. Sali Berisha dhe Ilir Meta janë bërë sërish bashkë, por tashmë për të mos e njohur votimin e për ta bllokuar buxhetin me dhunë”, tha Shalsi. Sipas tij, përfaqësuesit e dy forcave politike me të njëjtën gjuhë e me të njëjtat pseudoargumente, dhanë dy ditë më parë një tjetër shfaqje të bashkimit të tyre, kundër interesave të qytetarëve, kundër të ardhmes së kryeqytetit. Ndërkaq, megjithë qëndrimet e ndryshme për miratimin e buxhetit të 2009 të Bashkisë së Tiranës, mbetet ende e paqartë nëse ai ka kaluar apo jo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›