Oficerët gjyqësorë në varësi të Policisë së Shtetit
Nis zbatimi i marrëveshjes mes Nishanit dhe kryeprokurores Ina Rama. Pas këtij kalimi pritet të mblidhen më shumë prova në vendngjarje
Laureta Rryçi
Tiranë - Ka nisur dje organizimi dhe funksionimi i ri i strukturës së Policisë Gjyqësore, që do të rrisë efikasitetin e saj në hetimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale. Riorganizimi i Policisë Gjyqësore mbështetet në urdhrin e nënshkruar para disa javësh nga ministri i Brendshëm Bujar Nishani dhe prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, për thellimin e bashkëpunimit mes këtyre institucioneve në luftën kundër krimit. Në këtë urdhër përcaktohet qartë e drejta e shërbimeve të Policisë Gjyqësore për të hetuar veprat penale që referohen prej tyre, si dhe e drejta e prokurorëve për të kontrolluar procesin hetimor.
Urdhri
Në zbatim të urdhrit, oficerët e shërbimit të Policisë së Shtetit, që merren me hetime, janë pjesë e Departamentit të Hetimit të ngritur pranë Drejtorive përkatëse të Policisë në qarqe. Këto shërbime janë angazhuar vetëm me detyra që lidhen me hetimin dhe jo me detyra operacionale. Ndërkohë, i gjithë procesi do të kontrollohet nga prokurorët në zbatim të normave të Kodit të Procedurave Penale. Sipas burimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, organizimi dhe funksionimi i ri i Policisë Gjyqësore, ka për qëllim rritjen e eficencës së kësaj strukture në funksion të hetimeve të plota dhe përfaqësimit sa më dinjitoz të akuzës në proceset gjyqësore. Nevoja për riorganizimin e Policisë Gjyqësore ishte rezultat i vështirësive të konstatuara në hetimet paraprake të realizuara nga ky shërbim, për shkak të varësisë së dyfishtë si nga Ministria e Brendshme dhe Prokuroria dhe nga mosqartësia e kompetencave të tyre.
Marrëveshja
Marrëveshja e pak ditëve më parë mes kryeprokurores Ina Rama dhe ministrit të Brendshëm Bujar Nishani, sheshoi një debat jo vetëm mes institucioneve të Drejtësisë, por edhe klasave të ndryshme politike. Debati për mbylljen e shumë dosjeve të bujshme për mungesë provash deri tani pati nxjerrë fajtorë vartësinë e Policisë Gjyqësore dhe kompetencat e saj. Pas marrëveshjes, kryeprokurorja ishte dakord që kjo strukturë të kalonte në varësi të Policisë së Shtetit, duke i dhënë mundësinë kështu që pas ngjarjes të mblidhen më shumë prova. Sipas drejtuesve të Policisë së Shtetit, kjo do të ndikojë në zbardhjen e shumë çështjeve duke bërë të mundur grumbullimin në kohë të provave më kryesore të një vendngjarje.
16 Maj 2008