E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: ”Presim më shumë vullnet nga opozita për heqjen e imunitetit”



Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, u shpreh ditën e djeshme se maxhoranca kërkon më shumë nga ana e opozitës në lidhje me konkretizimin e nismës për heqjen e imunitetit të deputetëve. Patozi tha se nuk ka rëndësi forma që arrihet kjo nismë, por rëndësi ka fakti që vullneti të jetë real për të arritur qëllimin në mënyrë që të mos përsëritet historia e dështimeve të kësaj nisme. “Gjykojmë se ky proces ka ngecur në vend prej shumë vitesh, qëkur ne e kemi ndërmarrë për herë të parë kur ishim në opozitë, për shkak të mungesës së vullnetit politik dhe jo për shkak të teknikës parlamentare. Ne nuk mendojmë që ka një formë për të arritur synimin. Ne jemi të hapur për të gjitha mënyrat, edhe për të ndërhyrë në Kushtetutë, por edhe në rast se ka ndonjë mënyrë tjetër vetëm me miratimin e ndonjë projektligji”, - tha Patozi. Deklarata e Patozit erdhi pas reagimit të kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, i cili kërkoi që kjo nismë të diskutohej më tej në mënyrë që të palët të vendosin mbi rrugën më të përshtatshme për të ndërhyrë dhe për të hequr imunitetin kushtetues që gëzon deputeti i Kuvendit. Sipas Patozit, maxhoranca dhe opozita kanë një mirëkuptim paraprak në lidhje me këtë çështje.

16 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›