Ohajo, vret gruan dhe katër fëmijët
Policia e Ohajos në Shtetet e Bashkuara është vënë në kërkim të një shtetasi, i cili vrau gruan dhe katër fëmijët e tij. Të paktën kështu kanë lënë të dyshohet nga rrethanat e ngjarjes. Katër fëmijët ishin të moshave nga 3 në 14 vjeç dhe zhdukja e pjesës tjetër të familjes ka ndodhur pas një sherri në Kleveland. Policia është lajmëruar nga fqinjët e familjes pasi kishin dëgjuar të shtënat. I dyshuari është Davon Crawford, një 33-vjeçar me precedentë penalë, i cili është larguar nga vendngjarja i armatosur dhe konsiderohet i rrezikshëm. Horace Crawford, një kushëri i tij ka treguar në të përditshmen ‘Plain Dealer’ se ka folur me Davon një orë para të shtënave. Ai i kishte shpjeguar kushëririt të tij se ishte i tensionuar, pasi kishte rezultuar pozitiv ndaj një testi antidrogë dhe kishte frikë se mos arrestohej.