SHBA fton Iranin në pakt për Afganistanin
Shtete e Bashkuara do të zhvillojnë në fund të marsit një konferencë ndërkombëtare për Afganistanin dhe me këtë rast dëshirojnë të ftojnë edhe Iranin. Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton tha në Bruksel gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s, se Republika Islamike do të ftohet si vend fqinj, ashtu si dhe Pakistani. Zona kufitare me Afganistanin është qendra e ekstremizmit në rajon dhe një strehë mbrojtëse e terrorizmit. Me pjesëmarrjen e Iranit shpresohet për “zgjidhje dhe ide konstruktive”, nga Teherani, deklaroi edhe zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs. Sekretarja Klinton pas Brukselit vizitoi Gjenevën ku u takua dje më ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Klinton theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia mund të bashkëpunojnë në një numër fushash, si terrorizmi dhe mospërhapja e armëve bërthamore.