E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ohio ne panik. Kafshet shperthejne kafazet

Ohajo është pushtuar nga paniku, ndërsa tamam si nëpër filmat vizatimorë, kafshët e kopshtit zoologjik janë rebeluar e janë larguar në drejtim të paditur nga kafazët e tyre. Policia paralajmëroi banorët e qytezës së vogël Zanesville, në lindje të Ohajos, që të ruhen nga për dhjetëra kafshë të rrezikshme që po shëtisin të lira.

Luanë, tigra e arinj kanë marrë arratinë nga ferma e kafshëve në kontenë Muskingum, ku pronari është gjetur i pajetë dhe kafazët të gjithë të hapur. Sherifi i zonës Matt Lutz deklaroi se prioritet ishte gjetja e arinjve “cheetabve”, luanëve dhe tigrave. Në arrati  mendohet se janë gjithsej 48 kafshë, ujqër, xhirafa e madje dhe gamile, ndërsa të vetmet që u zbuluan ende në  vendin e tyre ishin orangutangë dhe shimpaze.

Ndërkohë që felinët dhe arinjtë përbëjnë shqetësimin kryesor, dhjetëra telefonata alarmante të banorëve në panik nuk kanë munguar në rajonin e policisë, ndërsa kafshët e arratisura u kanë dalë përpara dhe shoferëve në autostradë. Forcat e policisë kanë qëlluar rreth 25 prej kafshëve që nuk kishin marrë arratinë nga ferma ku policia  mbërriti për të zbuluar trupin e pajetë  të pronarit  Terry Thompson, mes kafazëve të zbrazur.

Policia ka ftuar banorët  vendas të mos dalin nga shtëpitë e tyre e për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme janë mbyllur shkolla e biznese, ndërsa në ndihmë të policisë lokale ka mbërritur dhe staf i specializuar nga Kopshti Zoologjik “Columbus” dhe Departamenti i Burimeve Natyrore të Ohajos.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›