E Diel, 1 Nëntor 2026

Oketa: Anëtarësimi në NATO dhe integrimi në BE, prioritet i qeverisë

Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, vlerësoi si prioritetin parësor të qeverisë shqiptare anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe integrimin e saj në Bashkimin Europian, gjatë takimit që pati me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Bullgarisë, Gjeneral Zlatan Kirilov Stoykov. Bashkëpunimi ynë është i hershëm. Shqipëria dhe Bullgaria e kanë nisur këtë rrugë që në vitin 1993, ndaj si Ministër i Mbrojtjes premtoj se do të mbështes të gjitha projektet në fushën ushtarake, jo vetëm ato që kanë ekzistuar e vazhdojnë më tej, por edhe ato që do të iniciohen në të ardhmen, ka theksuar Ministri i Mbrojtjes. Zyra e shtypit e Ministrisë së Mbrojtjes, bëri ditur se gjatë këtij takimi, ministri Oketa vuri në duke një tjetër sfidë, për të cilën po punohet çdo ditë, atë të demontimit të municioneve të mbetura stok. Duke u ndalur te bashkëpunimi i mes Bullgarisë dhe Shqipërisë, z. Oketa tha se do të mbështes të gjitha projektet në fushën ushtarake, jo vetëm ato që kanë ekzistuar e vazhdojnë më tej, por edhe ato që do të inicohen në të ardhmen. Gjeneral  Zlatan Kirilov Stoykov, nga ana e tij vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes Forcave të Armatosura të dy vendeve, dhe në këtë kontekst, ai u shpreh i gatshëm në vijimësinë e projekteve të bashkëpunimit përmes shkëmbimit të eksperiencës në fusha të ndryshme ushtarake. Palët evidentuan faktin se datat 3 dhe 4 prill do ta ulin Shqipërinë në vendin e anëtarit me të drejta të plota në NATO dhe kjo sigurisht do të jetë një ditë historike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›