E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat për samitin e NATO, arrestohen 200 persona

Të paktën 200 persona janë arrestuar në Strasburg si pasojë e protestave në prag të samitit të NATO-s, i cili filloi punimet ditën e djeshme. Demonstrata ka pasur edhe në qytetet e Kehl dhe Baden Baden. Gjatë protestave, forcat e policisë përdorën gaz lotsjellës ndaj mijëra të rinjve që tentonin të shkonin në qendër të qytetit. Manifestuesit kanë kryer një sërë aktesh vandale. Më shumë se 25 mijë trupa janë vënë në gatishmëri me rastin e takimit, ndërkohë që 10 mijë të tjerë mbrojnë zonat e kuqe dhe portokalli të qendrës së Strasburgut. Demonstruesit thyen dritaret e dyqaneve, shkatërruan automjete dhe ngritën një barrikadë afër qendrës së Strasburgut, para se policia t'i largonte. Ata mbanin parulla ku shkruhej Stop represionit në Strasburg dhe në Londër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›