Oketa: ”Do t’i marr parasysh këshillat e Mediut”
Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, ka folur ditën e djeshme për herë të parë para medieve, ku ka dhënë edhe prioritetet e punës së tij në portofolin e Mbrojtjes. Krahas çështjes së NATO-s, Oketa është shprehur se do t’i kushtojë rëndësi edhe municioneve të dëmshme që ka vendi ynë me qëllim që ato të asgjësohen për të eliminuar rrezikun. Njëkohësisht ministri Oketa është shprehur se do të dëgjojë këshillën e paraardhësit Fatmir Mediu, i cili e këshilloi duke i thënë që të ketë kujdes me detajet e vogla. “Këshillën e ish-ministrit Mediu e shoh si këshillë me vend dhe do ta marr në konsideratë, pasi edhe në natyrën time unë i kushtoj rëndësi detajeve”, - tha Oketa. Para dy ditësh Oketa ka takuar edhe kreun e NATO-s në Tiranë, ku mori mbështetjen nga ana e tij për anëtarësimin në NATO.
31 Mars 2008