Poli i ri, Besnik Mustafaj mbledh në zyrë 15 deputetë të PD-së
Deputetët e shumicës, të pasigurt në lidhje me zhvillimet politike. Në takim me Mustafajn ishte i pranishëm edhe republikani Fatmir Mediu
Erald Kapri
Zhvillimet e fundit politike, të mbushura me akuza mbas ngjarjes së dhimbshme në fshatin Gërdec, ka vënë në lëvizje disa deputetë në Partinë Demokratike. Një nga figurat kryesore në PD, ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka organizuar dje një takim me rreth 15 deputetë të PD-së në një bar-kafe afër zyrës së tij, në bulevardin “Zogu i Parë”. Takimi i zhvilluar në fshehtësi të plotë nga media duket se ka prekur temat më të nxehta në të cilat është përfshirë politika kohët e fundit. Mësohet se deputetët e PD-së kanë biseduar edhe në lidhje me zhvillimet brenda maxhorancës si lëvizjet në qeveri, ministrat e ardhshëm, situata brenda partisë, por mbi të gjitha për një lëvizje më konkrete në maxhorancë, “pol” i tretë brenda saj”. Maxhoranca duket se po ndien edhe presionet e pritshme që janë paralajmëruar si nga ana e liderit të saj, Sali Berisha, por edhe nga vetë opozita. Situata mbas ditëve të para të prillit, kur përfundon edhe Samiti i NATO-s, duket se do të rindizet jo vetëm nga një opozitë më aktive, por edhe nga lëvizje brenda maxhorancës. “Berisha do të vijë me shpatë në dorë nga Bukureshti”, - pëshpëritin zëra brenda Grupit Parlamentar të PD-së. Besnik Mustafaj duket se po rimerr frenat në dorë duke imponuar edhe me figurën e tij brenda PD-së. Pasiguria politike, por edhe pozicioni i kryeministrit Berisha duket se nuk i bindin më disa deputetë me histori të gjatë në PD. Takimi mes deputetëve demokratë shihet edhe si një pol i tretë brenda PD-së, i cili kërkon të imponojë zërin e tij brenda maxhorancës për siguri dhe përfaqësim më të mirë. Gjatë takimit ka qenë i pranishëm edhe ish-ministri i Mbrojtjes dhe kreu republikan, Fatmir Mediu, së bashku me një tjetër deputet të PR-së, Genc Sharku. Pjesëmarrja e Mediut në këtë takim të deputetëve të pakënaqur të PD-së është parë si lëvizje e rëndësishme e maxhorancës në kushtet e lëvizjeve të pritshme. Prania e Mediut duket se pritet të ndikojë edhe me situatën e krijuar në fshatin Gërdec, e nxitur nga hetimet e thella të Prokurorisë shqiptare dhe shtypit ndërkombëtar, të cilat mund t’i cenojnë edhe imunitetin kreut republikan.
Takimi
Gazeta “Albania” kontaktoi disa nga deputetët e PD-së që ishin të pranishëm në këtë takim, të cilët nuk pranuan të komentojnë mbi bisedat e zhvilluara mes tyre. Disa nga deputetët fillimisht përgënjeshtruan mbledhjen e këtij takimi, pavarësisht se pyetja e tyre e vetme ishte: ”Po nga e morët vesh, xhanëm?”. Takimi u zhvillua gjatë paradites së djeshme dhe në të bëhet e ditur se kanë marrë pjesë diku te 15 deputetë të maxhorancës. Numri i tyre krahasimisht i lartë tentohet të zbutet me idenë se ishte ditë pushimi dhe se është vështirë të injorosh një kafe me një figurë si Besnik Mustafaj. Burimet bëjnë të ditur se në këtë takim, krahas Besnik Mustafajt dhe aleatëve Mediu e Sharku, kanë marrë pjesë deputetë të PD-së si Aldo Bumçi, Ramiz Çoba, Ndriçim Babasi, Baki Shehu, Rexhep Uka, Edi Paloka, Rahim Kaleci dhe Pal Dajçi.
Mesazhi
Takimi në fshehtësi të plotë ka pasur prapavijat e tij politike brenda maxhorancës. Kryeministri Berisha, njëkohësisht lideri i pamundshëm i saj, duket se është në dijeni mbi zhvillimet brenda maxhorancës që ai drejton. Njëkohësisht lideri i maxhorancës ndihet më pak i fuqishëm se kurrë politikisht brenda partisë së vet, pasi zërat për pakënaqësi shtohen në maxhorancë. Krijimi i një përfaqësie më reale, përmirësimi i qeverisjes, mbështetja e votuesve tradicionalë në PD, siguri rizgjedhje e deri në imponime direkte për portofola ministrorë janë ndier brenda shumicës. Pakënaqësitë e shprehura në publik nga ana e Besnik Mustafajt kanë pasur si rol, gjë që e rithekson shpesh, ruajtjen e identitetit të Partisë Demokratike dhe një qeverisje me përfaqësues efektivë.
Deputetët në takim
Besnik Mustafaj
Aldo Bumçi
Fatmir Mediu
Ramiz Çoba
Ndriçim Babasi
Baki Shehu
Genc Sharku
Rexhep Uka
Rahim Kaleci
Edi Paloka
Pal Dajçi
31 Mars 2008