E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi nderohet me titullin “Kalorës i Paqes”

 

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi, u nis dje për një vizitë në qytetin e Milanos. Kreu i shtetit është i ftuari i veçantë nga Qendra Ndërkombëtare për Paqen mes Popujve. Në të, kreu i shtetit do të nderohet me  titullin e lartë “Kalorësi i Paqes së Mijëvjeçarit”. Presidenca nëpërmjet zyrës së shtypit bëri të ditur, se ky titull ndërkombëtar jepet për kontributin e shquar dhe rolin e rëndësishëm moderator të kreut të shtetit në garantimin e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, si dhe në ruajtjen e ekuilibrave në arenën politike shqiptare dhe në atë rajonale në shërbim të paqes, qëndrueshmërisë dhe prosperitetit. Gjatë qëndrimit në Milano, bëhet e ditur se Presidenti Topi do të takojë dhe do të zhvillojë bisedime me presidentin e rajonit të Lombardisë, Roberto Formigoni dhe kryetaren e Bashkisë së Milanos, Leticia Morati.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›