E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia tenton shkëputjen,në pritje të Partizani-Tirana

 

Vllaznia do të kërkojë të fitojë sot në Fier ndaj Apolonisë për të tentuar shkëputjen në krye të renditjes dhe për të shpresuar në një hap fal të Tiranës. Edhe Teuta-Shkumbini pritet të jetë një nga duelet më të nxehta të javës së 14-të të Kategorisë Superiore, duke sfiduar ne distance edhe derbin tradicional te kryeqytetit, Partizani-Tirana. Fitorja në Kupë ndaj modestëve të Burrelit, falë golit të Arbër Capas, ka sjellë një atmosferë pozitive te Partizani, vetëm tri ditë nga përballja tradicionale me Tiranën. Vetë autori i golit do të mungojë kundër bardhebluve (ka plotësuar numrin tre të kartonëve të verdhë), por freskia e Bakajt (shënoi në Shkoder kundër Vllaznisë), Babamustës e Karapicit (të tre këta nuk luajtën në ndeshjen e Kupës) mund të jetë një armë fizike më shumë kundër 23-herë kampionëve. Partizani renditet i fundit pas 13 javëve, por mund të shfrytezojë formën jo të mirë që po kalon Tirana në javët e fundit. Në fazën e parë bardheblutë fituan 2-1 me një gol në minutën e fundit të shënuar nga Andi Lila, teksa të kuqtë luajtën pjesën e dytë me dhjetë lojtarë. Për Partizanin golin e vetëm e realizoi braziliani Bruno, i cili nuk është më pjesë e skuadrës. Humbja me Vllazninë me rezultat të ngushtë një javë më parë (2-1) tregoi se formacioni i Shpëtim Duros ka forca për të përballuar skuadrat më të mira të kampionatit dhe nuk e meriton vendin ku ndodhet në renditje.

Java e 14-të

Të shtunën
Teuta – Shkumbini
Gjyqtar: B.Pashaj
Dinamo – Besa
Gjyqtar: A.Janku
Bylis – Elbasani
Gjyqtar: T.Latifi
Flamurtari – Lushnja
Gjyqtar: E.Peza
Apolonia – Vllaznia
Gjyqtar: K.Meta
Të dielën
Partizani – Tirana
Gjyqtar: S.Jareci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›