Oketa: Shpërthimi i 15 marsit nuk ishte aksidental
Qeveria kërkon zbardhjen totale të ngjarjes së Gërdecit. Pasardhësi i Fatmir Mediut në Ministrinë e Mbrojtjes ka përjashtuar mundësinë se ajo që ndodhi më 15 mars në fshatin Gërdec, të Bashkisë Vorë ishte një aksident. "Nuk besoj se është një ngjarje që mund të klasifikohet si ngjarje aksidentale. Askush nga ne nuk mund të sillet sikur nuk ka ndodhur gjë dhe unë këtë e kam deklaruar edhe më parë, pasi kjo është një ngjarje e rëndë dhe të gjithë duhet të jemi të ndërgjegjshëm për këtë", është shprehur ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa. Ai tha se "kjo ngjarje duhet të zbardhet deri në fund dhe të gjithë përgjegjësit e saj duhet të përgjigjen para ligjit".
Rindërtimi i banesave, shkollave dhe riparimi i rrugëve në zonën e Gërdecit të Bashkisë së Vorës, e cila rreth dy muaj më parë u përfshi nga një shpërthim municionesh, sipas ministrit të ri është vetëm çështje muajsh.