E Diel, 1 Nëntor 2026

Oketa: Votoni numrin 10 më 28 qershor

Kandidati për deputet i PD-së në Qarkun e Durrësit, Gazmend Oketa, u bëri dje thirrje banorëve të këtij qyteti që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e 28 qershorit dhe të votojnë për PD-në. Sipas tij, vota djathtas e bën Shqipërinë pjesë të familjes europiane. Gjatë një takimi elektoral me qytetarët durrsakë, Oketa tha se ky qytet gjithmonë ka marrë pjesë masivisht në votime, çka përkthehet në votë për Partinë Demokratike. "Unë besoj shumë se ajo që qeveria demokratike ka bërë gjatë këtyre 4 viteve, do të jetë një motiv i fortë për të gjithë durrsakët për të votuar vetëm djathtas, vetëm për numrin 10", deklaroi Oketa. Kandidati i PD-së apeloi se me votën për demokratët, Shqipëria bëhet pjesë e familjes europiane. Oketa konstatoi se Shqipëria e NATO-s dhe shumë shpejt e BE-së, ka marrë vlerësimet maksimale nga ndërkombëtarët. "Investimet e qeverisë ‘Berisha‘ në infrastrukturë e patën kulmin e tyre me rrugën Durrës-Kukës, një rrugë të cilën opozita ka tentuar fort që ta baltosë", nënvizoi Oketa.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›