Paloka: Votoni PD-në, ne dimë të mbajmë premtimet
Kandidati që kryeson listën e PD-së për Qarkun e Lezhës, Edi Paloka, zhvilloi një takim me banorë të këtij qyteti, të cilëve u bëri thirrje të votojnë Partinë Demokratike, "në mënyrë që Lezha të vazhdojë të jetë prioritet i qeverisë për sa u përket investimeve", tha ai. Rrugë të asfaltuara në zonat rurale, subvencionim për fermerët, furnizim 24 orë me ujë në çdo shtëpi, ishin disa nga premtimet e bëra prej Palokës për këtë qark. "Ne ju kemi treguar shqiptarëve se dimë të mbajmë premtimet me investime dhe me punë, jo me fjalë në erë, siç bën Edvin Rama, që nxjerr fëmijët dhe nipërit e byrosë politike, djemtë e sekretarëve të parë të partisë dhe i paraqet si figura të reja që të ndryshojnë Shqipërinë", theksoi Paloka para banorëve, të cilët i siguroi se Partia Demokratike në pushtet do të thotë siguri për një Shqipëri europiane dhe me nivel të lartë zhvillimi.