E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oktapodi Injesta parashikon fitoren e Realit

Oktapodi më i famshëm në botë, Pol, ka lënë pas trashëgimtarë. Janë dy që në Oberhausen të Gjermanisë, kanë parashikuar rezultatin e ndeshjes së madhe, Real Madrid–Barcelona. Oktapodi Injesta (si Andresi i Barçës) ka shkuar tek logoja e Real Madridit për ushqimin, duke parashikuar një fitore të ekipit të Zhoze Murinjos. Ndërkohë, oktapodi Iker (si portieri i Real Madridit), nuk ka pranuar ushqimin tek asnjëra nga vazot, duke lënë të kuptohet se ndeshja mund të përfundojë në barazim. Pritet të shihet se cili është pasardhësi më i denjë i Paulit, ose asnjëri nëse fiton Barcelona.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›