E Diel, 1 Nëntor 2026

Visente Del Boske: Reali nuk humbet më 5-0

Trajneri i kombëtares së Spanjës në futboll, Visente del Boske, është i sigurt se Real Madridi nuk do ta lejojë Barcelonën ta përsërisë rezultatin e ndeshjes së nëntorit, 5-0. Dy ekipet do të përballen katër herë në 18 ditë në tre veprimtari të ndryshme, dhe Del Boske beson se një disfatë e thellë e Los Blancos nuk mund të përsëritet më. “Është e pamundur që rezultati 5-0 të përsëritet. Barcelona luan një ndeshje e cila është e ndërtuar nga durimi, derisa Madridi është shumë energjik, ndryshon lojën aty për aty. Do të jetë një festival i futbollit në Spanjë me katër ndeshjet”, ka thënë Del Boske për “Marca”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›