Tirana e pashpirt kundër Elbasanit, fiton 6-1
Bardheblutë kanë shpartalluar verdheblutë në ndeshjen e zhvilluar dje në “Selman Stërmasi”. Skuadra e drejtuar nga Ilirjan File ka qenë tejet e pafuqishme për të ndalur vrullin e djemtë të Krstiçeviç, që dje e kanë shndërruar ndeshjen në një goleadë, duke shënuar plot 6 gola në portën elbasanase. Minutat e para të lojeë treguan një ekip mik me tipare sulmuese, por një aksion i bardhebluve konvertohet në gol nga Jahmir Hyka në minutën e 16-të. Zizoviç kroson për Balaj në të 28-ën dhe ky i fundit me një gjysmë-rrofeshatë shënon duke lënë portierin Llani si një spektator në atë rast. Lila mbyll listën e golashënuesve të pjesës së parë pas ekzekutimit të një penalltie. Në të dytën, Gvozdenoviç shënon për pokerin bardheblu, ndërsa Bakiu do të realizojë golin e nderit në të 63-ën. Të rinjtë Hajdari e Morina plotësojnë listën e gjatë të golashënuesve në këtë takim.