E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetel dominon në provat e lira

Sebastian Vetel nuk ndalet dhe dominon sërish në provat e lira për Çmimin e Madh të Kinës, që është dhe gara e tretë e Botërit 2011 të Formula 1. Lideri i këtij sezoni pas triumfit në dy garat e para në Australi dhe Malajzi, ka regjistruar kohën më të shpejtë në dy sesionet e zhvilluara në cirkutin e Shangait. Pilot i skuderisë së Red Bull e ndali kronometrin në 1’37”688 dhe në të njëtën kohë ka konfirmuar veten si favorit për të fituar poul-pozishën e tretë radhazi në provat zyrtare që do të zhvillohen të shtunën. Sebastian Vetel la pas dy rivalët e tij kryesorë Ljuis Hemilton dhe Xhenson Batën. Dy pilotët e Meklaren ishin të shpejtë sidomos në sesionin e parë të provave të lira, por nuk arritën të mundnin dominimin e 23-vjeçarit gjerman, ndërsa të gjitha parashikimet flasin për një garë spektakolare në cirkuitin e Shangait. Një ditë e mirë për Mercedez. Niko Rosberg ka regjistruar kohën e katërt më të mirë në provat e lira, ndërsa në vendin e pestë është renditur shoku i tij i skuadrës, shtatë herë kampioni i botës Mikael Shumaker. Vazhdon të zhgënjejë Ferrari, ndërsa koha më e mirë për skuderinë italiane është ajo e vendit të gjashtë me Felipe Masa. Vetëm vendi i 14-t për dy herë kampionin e botës Fernando Alonso, i cili gjatë provave të lira për Çmimin e Madh të Kinës ka patur probleme me sistemin hidraulik të makinës. Ky defekt mund t’i kushtojë pilotit spanjoll që në Shangai kërkon të hedhë pas krahëve formën e dobët të treguar në dy garat e para të këtij Botëror të Formula 1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›