Olimpiadat e matematikës, nxënësi nga Shkodra rrëmben tre medalje ari
Fitues në tre olimpiada matematike. Nxënësi i kolegjit turk “Hasan Riza Pasha” Enis Barbullushi, ka rrëmbyer 3 medalje ari në kompeticionet e klasave të shtata. E para e bërë në rrethin e Shkodrës, më tej ka dalë fitues edhe në Olimpiadën kombëtare të mbajtur në Durrës. Së fundi është renditur i pari në Elbasan. Konkursi është organizuar për të gjitha shtetet shqipfolëse dhe Enisi ka marrë maksimumin pa gabuar në asnjë pyetje, duke grumbulluar plot 100 pikë. Ai rrej tre vjetësh studion me bursë në kolegjin “Hasan Riza Pasha”. Olimpiadat e zhvilluara çdo vit, si brenda dhe jashtë Shqipërisë, kanë konsistuar në rezultate të shkëlqyera të nxënësve të kolegjeve turke. Një përgatitje e tillë serioze kërkon vlerësimin maksimal. Sukseset e arritura janë tepër të larta. Të tilla rezultate kanë ndriçuar gjithmonë emrat e kolegjeve turke, duke u bërë si një portë e madhe dijesh dhe intelekti. Nxënësit e kolegjeve turke përfaqësojnë me dinjitet Shqipërinë në Olimpiadat ballkanike dhe botërore.