E Diel, 1 Nëntor 2026

"Olimpic Airways”, qeveria greke gati t’ia shesë MIG-ut



Qeveria greke tha se mendonte t'ia shiste krejtësisht kompaninë ajrore kombëtare "Olympic Airways" grupit greko-emirate të investimeve “Marfin” (MIG), pas dështimit të një projekti për kalimin e aktiviteteve të mirëmbajtjes grupit “Swissport”. "Nuk u arrit një marrëveshje në afatet e kërkuara mes ‘Swissport’ dhe ‘MIG’",- deklaroi ministri i Zhvillimit, Costis Hatzidakis, cituar nga një komunikatë. "Si rrjedhojë ne hapim menjëherë diskutimet për mbylljen e marrëveshjes së shitjes me MIG-un për sektorin e mirëmbajtjes dhe të tokës, të kompanisë”, - shtoi ai duke konfirmuar një informacion të bërë publik që dje nga media greke. Një marrëveshje e miratuar tashmë nga Komisioni Europian parashikonte që grupi zviceran të blinte aktivitetet në tokë, ndërsa MIG (Marfin Investment Group) të merrte nga ana e tij aktivitetin në ajër. MIG kishte njoftuar gjithsesi se ishte gati të merrte gjithashtu edhe shërbimin e mirëmbajtjes me çmimin e 44,8 milionë eurove të ofruar nga “Swissport” në rast dështimi të negociatave mes Athinës dhe këtij grupi. Shitja e “OA”-s, për një shumë të përgjithshme prej 177,2 milionë eurosh, pritet të finalizohet shtatorin e ardhshëm, sipas Hatzidakis.e

17 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›