E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Qytetarët refuzuan protestën e pamoralshme të Ramës për Gërdecin



Partia Demokratike deklaroi se qytetarët e Tiranës i dhanë një leksion të madh kreut të Partisë Socialiste Edi Rama me refuzimin e tyre për t’iu bashkuar protestës së organizuar nga PS-ja më 15 mars në sheshin “Skënderbej”. Zëdhënësi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, tha se Edi Rama hapi fushatën elektorale duke manipuluar shpirtrat e njerëzve. Bumçi tha se PD-ja falënderon qytetarët për leksionin që i dhanë Edi Ramës, duke bojkotuar dhe refuzuar të merrnin pjesë në protestën e PS-së. Bumçi tha se Ramës i mungon morali për të protestuar për Gërdecin. “Vetë qytetarët i thanë atij se nuk ke moral të protestosh për Gërdecin, kur me Delijorgjin dhe paratë e tij ke kaluar pushime nëpër Europë”, - tha Bumçi.

17 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›