E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi: Autostrada i sjell Elbasanit 7-8 milionë euro në vit

Ministri i Punëve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi ka pohuar se impakti ekonomik i autostradës në Elbasan është rreth 7-8 milionë euro në vit. I pranishëm në konferencën e organizuar nga “Fondacioni për Liri Ekonomike”, Olldashi tha se

janë rreth 11 mijë mjete që ne parashikojmë të udhëtojnë në ditë në këtë autostradë. 5500 -6000 janë linjat që vijnë në Tiranë nga Elbasani, Pogradeci, Korça e Leskoviku dhe trafiku që do të vijë nga “Boshti Qendror Jugor”, paraprakisht llogaritet në mbi 4500 mjete që do të tranzitojnë në këtë autostradë. “Besoj që në vlerësimin tim, kjo është jorealiste, është minimale. Pse? Në të gjithë studimet e fizibilitetit që ne bëjmë, janë dy faktorë vështirësisht të kalkulueshme, që bëhen në metodat klasike të llogaritjes së trafikut. Dhe këto faktorë janë: i pari, shkalla e motorizimit e qytetarëve shqiptarë. Ne jemi sot në rendin e 11 makinave për 100 banorë, ndërkohë që mesatarja e vendeve europiane është 60 automjete për 100 banorë. Sigurisht që ky numër rritet me shpejtësi dhe rritja e motorizimit të shqiptarëve është shumë më e shpejtë se në vendet e Bashkimit Europian. Faktori i dytë është ai njerëzor. Faktori njerëzor në sensin që; ju mund ta dini më mirë se unë që një qytetar, përpara se të udhëtojë në Tiranë duhet të llogarisin se do t’i zërë fëmijën makina, rrugën malore, në dimër ka ngrica, mund të ketë akull. Pra ka një sërë vështirësish që e bëjnë faktorin njerëzor të ngurrojë për të bërë një udhëtim Tiranë – Elbasan, në rast se nuk ka një arsye të fortë për marrjen e këtij udhëtimi. Ndërkohë, kushtet ku do të gjenden pas 2 vitesh, ku do të jetë një autostradë me të gjitha parametrat, me të gjithë lehtësinë e lëvizjes dhe me një distancë kohore prej 15 minutash, lëvizja do të kërkojë shumë pak motiv për t’u bërë” - tha Olldashi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›