Olldashi: Brenda 15 shtatorit, telefonia 20 % më lirë
Ka nisur dje zbatimi i vendimit të qeverisë “Metodologjitë e Rregullimit të Tarifave të Organizmave me Fuqi të ndjeshme në treg”. Kjo do të thotë se operatorët e telefonisë celulare dhe telefonisë fikse janë të detyruara të ulin çmimet me 20 për qind. Këtë fakt e konfirmoi dje ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, i cili u shpreh të hënën gjatë analizës së punës të dikasterit që ai drejton se metodologjitë e rregullimit të tarifave të organizmit me fuqi të ndjeshme në treg, “Albtelekom” sh.a., AMC sh.a. dhe “Vodafone Albania” kanë hyrë që dje në fuqi.
Olldashi theksoi se brenda datës 15 shtator të këtij viti, të gjithë qytetarët që kanë një telefon celular do të paguajnë 20 % më pak. Metodologjitë e miratuara në muajin qershor të këtij viti nga Këshilli i Ministrave parashikojnë reduktimin e shpenzimeve të konsumatorëve, me 20 % brenda vitit 2008 dhe një reduktim mesatar të mëtejshëm me 20% brenda vitit të ardhshëm. Kjo do të sjellë një ulje mesatare në total prej 36% në vitin 2009, në krahasim me shpenzimet aktuale. Metodologjitë kanë për qëllim që tarifat e vendosura nga operatorët me fuqi të ndjeshme në treg (Albtelekom, Vodafone Albania, AMC) të jenë të orientuara drejt kostos, të jenë transparente, të mos jenë diskriminuese dhe të garantojnë trajtim të barabartë për operatorët dhe pajtimtarët. Nga ana tjetër një faktor ndikues në uljen e çmimeve në tregun e telefonisë celulare do të jetë dhe hyrja në treg e operatorit të katërt celular. Olldashi tha dje se është shpallur kërkesa për shprehje interesi për operatorin e katërt GSM (Global System for Mobile Communication) dhe është përgatitur projektvendimi për rregullat e prokurimit të licencës së katërt. Aktualisht në tregun vendas operojnë tre kompani celulare. “Albanian Mobile Communications” operon në vendin tonë që nga muaji gusht i vitit 2000, “Vodafone Albania”, që nga viti 2001 dhe “Eagle Mobile”, pjesë e paketës së privatizimit të Albtelekom, që nga muaji mars i vitit 2008. Në kuadër të përmirësimit të tregut, qeveria ka miratuar metodologjinë e rregullimit të tarifave të operatorëve të telefonisë celulare dhe “Albtelekom”, duke vendosur çmime tavan për kompanitë, çka do të thotë që me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, të bisedosh nëpërmjet telefonisë celulare do të kushtojë deri në 36 % më pak.
Si ulen tarifat
Metodologjitë e mësipërme parashikojnë reduktimin e shpenzimeve të konsumatorëve me 20% brenda vitit 2008 dhe një reduktim mesatar të mëtejshëm me 20% brenda vitit të ardhshëm. Kjo do të sjellë një ulje mesatare në total prej 39% në vitin 2009, në krahasim me shpenzimet aktuale. Metodologjia ka për qëllim që tarifat e vendosura nga operatorët me fuqi të ndjeshme në treg (Albtelekom, “Vodafone Albania”, AMC) të jenë të orientuara drejt kostos, të jenë transparente, të mos jenë diskriminuese dhe të garantojnë trajtim të barabartë për operatorët dhe pajtimtarët. Sipas vendimit të qeverisë të miratuar në muajin qershor dhe që ka hyrë në fuqi dje më 1 shtator 2008, për kompaninë celulare “Vodafone” dhe AMC caktohet si vlerë maksimale të tarifës të thirrjeve në rrjetin celular periudha e parë 11.95 min dhe periudha e dytë 10.50 lekë për minutë. Për këto, vendimi do të jetë në fuqi për një vit. Për “Albtelekomin”, tarifat do të kenë ndryshime e përmirësime, që konsistojnë në ulje për disa shërbime, duke nisur nga pajtimi mujor dhe instalimi, në thirrje lokale, ato kombëtare brenda rrjeti “Albtelekom”, thirrje kombëtare drejt rrjeteve të tjerë fiks, thirrje drejt rrjeteve celulare, si dhe thirrjet ndërkombëtare. Ndërsa për “Albtelekomin” do të hyjnë në fuqi këto tarifa të ndara në katër periudha për segmentin lokal përkatësisht, 0.92, 0.84, 0.77,0.70 lekë për minutë për katër periudhat. Për segmentet njëfish për katër periudhat tarifat do të jenë 1.81, 1.52, 1.27, 1.06 lekë për minutë, ndërsa për segmentin dyfish tarifat do të jenë 2.30, 2.01, 1.76, 1.54 lekë për minutë. Vendimi do të jetë në fuqi për dy vjet.