E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: Ia dolëm të mbajmë premtimet tona

Anëtari i kryesisë së PD-së, ministri i Transportit Sokol Olldashi gjatë fjalës përshëndetëse në kuvendin kombëtar të Partisë Demokratike ka paraqitur arritjet e kësaj qeverisje me në krye Sali Berishën. Sipas tij, Shqipëria po ndryshon dhe kjo duket qartë në investimet që janë bërë gjatë këtyre viteve në ifrastrukturën rrugore, duke veçuar këtu korridorin e madh të shqiptarëve Durrës- Kukës, i cili ka arritur në 16 metrat e fundit të tunelit. Ditën e djeshme, Olldashi e ka cilësuar si ditën e parë të fitores, duke përmendur premtimet para katër viteve, të cilat janë bërë sot realitet dhe kjo më mirë se kudo tjetër paraqitet tek Shqipëria e sotme që bëhet çdo ditë e më evropiane, më e zhvilluar. Ia dolëm katër vjet ta kthejmë infrastrukturën moderne dinamike të zhdërvjelltë. Ia dolëm të mbajmë premtimin tonë. Kemi ndërhyrë në infrastrukturën e qyteteve, kemi ndërtuar çdo ditë të qeverisjes sonë. I kemi dhënë vendit çdo ditë nga 4 km autostradë, ndaj themi se Shqipëria po ndryshon, theksoi Olldashi. Në këtë drejtim ministri Olldashi ka veçuar faktin se kësaj qeverie i nevojitet mandati i dytë katër vjeçar për të vazhduar këto arritje. Ndër të tjera ai ka theksuar se PD ka dy misione, fitoren dhe fitoren e thellë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›