E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali / Berisha, gati lejen për dy TEC-e në Bishtin e Pallës dhe dy fabrika çimentoje në FushëKrujë

Kryeministri përgatit vendimet para zgjedhjeve për të shkatërruar mjedisin dhe turizmin
Pas TEC-eve  me qymyr të Porto Romanos dhe dhënies së licencës së ngritjes të tre fabrikave të çimentos, Këshilli Teknik i KRTRRSH përgatiti miratimin e dy lejeve të tjera për TEC  me qymyr dhe dy fabrikave të çimentos në zonën e Krujës dhe FushKrujës. Qeveria Berisha duket se ka vendosur të japë  20 ditë para zgjedhjeve leje për ndërtimin e dy fabrikave të tjera ndotëse në rrethinat e Tiranës dhe dy TEC në Bishtin e Pallës në një nga vendet më të bukura të Adriatikut, duke firmosur përfundimisht shkatërrimin e turizmit në zonën e Durrësit dhe masakrimin e ambientit në zonën e Tiranës. Babëzia e qeverisjes Berisha duket se nuk ka të sosur.  E impenjuar për të marrë sa më shumë mbështetje ndërkombëtare nëpërmjet aferave korruptive, qeveria Berisha kërkon ta kthejë Shqipërinë në një nga zonat më të ndotura të Ballkanit, duke mos pyetur as për zhvillimin e turizmit por as për ambientin dhe ekologjinë. Shqipëria është shembulli i një vendi që ka kuptuar se nuk ka detyrime kundrejt Kiotos dhe ka vendosur të kthehet në një parajsë ndotëse për industritë më problematike Europiane, deklaroi organizata Për Vëzhgimin e Zhvillimit të Europës Juglindore me bazë në Vienë. Qeveria Berisha duke parë se vendi ynë nuk ka këto detyrime ndaj Kiotos ka vendosur të japë koncencione politike dhe ekonomike duke përfituar përkrahje politike dhe ekonomike si politikan dhe si biznesmen që është shndërruar kohët e fundit. Duke dhënë leje për dy TEC dhe 2 fabrika çimentoje me shpejtësi marramendëse 20 ditë para zgjedhjeve vërteton se kjo qeveri e cila erdhi me moton të luftonte korrupsionin është shndërruar në epiqendër të këtij korrupsioni. Mbledhja e Këshillit Teknik të KRTRRSH vërtetoi se ky kryeministër duke ndjerë frikën e një humbje në zgjedhjet e ardhshme, kërkon të vulosë aferat e fundit të pista nëpërmjet vendimeve të cilat do të shtojnë ndotjen e ambientit dhe do të shkatërrojnë turizmin shqiptar. Nëpërmjet Këshillit Teknik të drejtuar nga Marin Biçoku nën urdhrat e ministrat Olldashi, kryeministri Berisha ka ndërmarrë një sërë studimesh të cilat kanë të bëjnë me bizneset e ndryshme të cilat po shpërblehen para zgjedhjeve. Nga akuzues  i Edi Ramës për abuzimet me lejet e ndërtimit, kryeministri Berisha është kthyer në një bajloz lejesh ndërtimi që rrezikojnë seriozisht jetën e shqiptarëve dhe zhvillimin ekonom ik të vendit të tyre. Licencat e Sali Berishës po e shndërrojnë Shqipërinë në një vend ku të huajt do të sjellin teknologjitë të cilat nuk mund të vazhdojnë të funksionojnë në shtetet përkatëse.  Kështu shqiptarët kanë dhuratë nga kryeministri Berisha TEC  e Vlorës, Petroliferën, TEC në Porto Romano, ku është në biznes me mikun e tij Fazlliç, pesë fabrika çimentosh dhe së fundi dy TEC të reja në Bishtin e Pallës në një nga vendet më të bukura të bregdetit.
Italianët investime në Shqipëri pasi nuk i lejojnë në Itali
Në 3 dhjetor,Italia nënshkroi një marrëveshje mirëkuptimi me Ministrin e Ekonomisë Genc Ruli, për ndërtimin e termocentralit me madhësi 1600 MË në Porto Romano, si dhe një linjë interkonjeksioni me Italinë.   Projektet e Italianëve: Italianët kanë premtuar projekte të shumta energjetike në Shqipëri, por ekspertët vënë në dyshim leverdisshmërinë ekonomike të këtyre projekteve. Qeveria shqiptare ka miratuar deri më sot pesë linja interkonjeksioni energjetik nga Shqipëria në Itali, me kapacitet të përbashkët prej mbi 2 mijë kilovolt. Në rastin më të mirë, vetëm një nga pesë projektet do të mund të realizohet, paralajmërojnë ekspertët. Kompanitë që kanë paraqitur projekte dhe që premtojnë miliarda euro investime, janë shumë të vogla. Ato kanë regjistruar në Shqipëri kompani me kapital të paguar prej vetëm 100 mijë lekësh, ndërsa kanë nënshkruar kontrata me qeverinë për projekte me vlerë të përbashkët prej 3 miliardë eurosh. Po ndotet Porto Romano që tu kursejmë italianëve 300 milionë euro në vit. Enel ka ecur përpara me projektin gjatë muajve të fundit, kur organizoi takime me fshatarët e zonës dhe ku premtoi se termocentrali i qymyrit do të qe mik i ambientit dhe se në të mund të përdoret edhe teknologjia e kapjes dhe magazinimit të tymit.  
Italia ka detyrime për reduktimin e dyoksidit të karbonit në bazë të marrëveshjes së Kiotos. Shqipëria nuk ka detyrime të kësaj natyre për shkak se konsiderohet si vend në zhvillim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›