E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi: Rama, një antishqiptar i paskrupullt. Për problemet gjeologjike ne Kalimash, opinioni publik u njoftua që në datën 9 tetor

Ministri i Transporteve, Sokol olldashi ka reaguar sot ndaj deklaratave në vijim të Partisë Socialiste, sipas të cilave tuneli në Kalimash po rrethohet me mister. Këto deklarata të papërgjegjshme e kanë detyruar ministrin Olldashi të rilexoje edhe një herë deklaratën e tij të bërë në datën 9 tetor 2009, në të cilën ai ka njoftuar të gjithë opinionin publik se në tunelin në fjalë pritej të ndodhte një shembje për shkak të trysnisë së ushtruar nga një masiv shkëmbor në seksionin jugor të ti. Ndaj në atë deklaratë Olldfashi është shprehur se tuneli do të mbyllej për një kohë të pacaktuar derisa firma të mbaronte punimet e duhura, në mënyrë që të mos rrezikohej jeta e askujt. Por me sa duket opozita nuk e ka dëgjuar këtë konferencë për mediat, ndaj edhe sot ngjarja e ndodhur para tre ditësh në kalimash i duket si një ngjarje e veshur me mister, e madje e cilëson edhe si një X-FILES


Deklarata e plotë e ministrit Olldashi


Kryetari i Partisë së Bashkisë, në një akt rrugacërie të pashembullt politike, doli sot përpara shtypit për të shfaqur gëzimin e tij të pakontrolluar për ngjarjen e ndodhur katër ditë më parë në galerinë jugore të tunelit Thirrë-Kalimash.


Eshtë rasti i parë në të gjithë botën demokratike që një drejtues opozite i lejon vehtes të ngazëllejë dhe të ngrejë mbi ngazëllimin spekullime të turpshme.


Ndaj ngjarjes, qeveria përmes MPPTT ka mbajtur standartet më të larta të transparencës.


Në deklaratën që kam bërë përpara jush më 09.10.2009, pra ekzaktësisht një muaj më parë, ju kam njoftuar se: “Tuneli do të mbyllet me qëllim që t’i jepet mundësi kompanisë ndërtuese të përfundojë instalimin e pajisjeve elektromekanike, të domosdoshme për funksionimin e tij, si dhe për të sistemuar presionin e krijuar nga një shtresë gjeologjike jo e qëndrueshme në një segment të vogël, një situate kjo e paparashikuar, për të cilën kontraktori po punon në vijimësi”.


Pra, e kemi bërë transparent problemin.


Edhe ndaj rrëshqitjes së datës 05 nëntor, kemi mbajtur të njejtin standart transparence. Kemi informuar publikun për cdo zhvillim.


Fenomeni gjeologjik që ndodh në tunelin e Thirrës ishte i paparashikuar dhe fenomene të paparashikuar në brendësi të maleve, në punime të tillë, janë të pritshëm.


Një situatë pothuajse identike me tunelin e Thirrës haset në tunelin e linjës së shpejtësisë së lartë Lion – Torino. Ne këtë tunel, punimet për të cilin kanë nisur më 2003, në vendin e quajtur St. Martin La Porte ka patur konvergjenca të vazhdueshme deri në 2m spostim të masës shkëmbore, por nuk është parë ndonjë drejtues i opozitës franceze të festojë për këtë.


Në tunelin Driskos, në Egnatia Odos, pranë Igumenicës, në Greqi, për mëse 6 vjet përpjekje me masa mbrojtjëse ekstremisht të kushtueshme, është arritur stabilizimi i masës shkëmbore e cila shembej në mënyrë të vazhdueshme gjatë ndërtimit të këtij tuneli që është vetëm 300 m i gjatë. Por, nuk është parë ndonjëherë ndonjë politikan grek të ekzaltohet publikisht.


Në tunelin e San Gothardit, mes Italisë dhe Zvicrës, ka patur probleme të ngjashme me konvergjenca, madje edhe kolapse, të cilët janë stabilizuar pas dy vjetësh dhe as këtu nuk është parë kush të shfryjë përpara kamerave gastritet e veta postelektorale sic bën z. Rama


I njejti fenomen është hasur në tunelin Cheinborg, në Zvicër, ndërkohë që në tunelin Bolu në Turqi, si rezultat i një lëvizje sizmike tuneli u shemb totalisht.


Nuk ka asnjë lidhje mes fenomenit gjeologjik dhe kalendarit të punimeve në rrugë. E ritheksoj se rrëshqitja e dheut ka ndodhur në pjesën e pabetonuar të tunelit jugor, i cili nuk është hapur asnjë ditë të vetme për publikun, pasi vazhdon të jetë në ndërtim.


Gënjeshtrat e paturpshme të Edi Ramës për gjoja kosto qindramilionëshe janë pa asnjë bazë dhe vijnë vetëm si asociacion i shifrave që kryetari i bashkisë ndërmend për lejet e ndërtimit në kryeqytet.


Gjithcka ka thënë sot z. Edi Rama në konferencën e tij për shtyp nuk është gjë tjetër vecse një defekim oral.


Tuneli do të hapet vetëm kur të përfundojnë punimet e sigurisë dhe të elektromekanikës dhe unë do ju ftoj ju që atë ditë t’i kërkoni Edi Ramës që të ripërtypë atë që po nxjerr nga goja sot.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›