Olldashi dhe Braçe, akuza për operatorin e 4-t celular
Kryetari i PS-së, Edi Rama, reagoi dje pas publikimit të raportit të DASH-it për vendin tonë. Sipas tij, të gjitha konstatimet dhe vërejtjet e shprehura në të sjellin nevojën e ndryshimit të modelit të qeverisjes. Sipas tij, gjatë vitit të fundit, qeveria tentoi edhe më shumë vënien nën kontroll të institucioneve të pavarura, si gjyqësori, Prokuroria e Përgjithshme dhe media, duke pohuar se ky konstatim vihet re edhe tek raporti i Departamentit të Shtetit. “I gjithë viti i fundit ka qenë viti i një përpjekjeje të madhe nga ana jonë për të mbrojtur pavarësinë e institucioneve të drejtësisë e të medias dhe pas 121 ditësh Shqipëria e qytetarëve që duan shtet, do të votojë për t’i shpëtuar njëherë e mirë këto institucione nga sulmet e bajraktarit në pushtet”, - tha Rama. Ai renditi një sërë vërejtjesh që, sipas tij, janë shkruar në raport, ndërsa premtoi se do të angazhohet që të trajtojë me ide të reja e me vullnet të ri çështjet e dhunës, të abuzimit me gratë e fëmijët, si edhe të sigurisë në punë.