Olli Rehn: Zgjedhjet të jenë të lira e të ndershme
Komisioneri i Zgjerimit ne Bashkimin Europian, Oli Rehn, në një intervistë, një ditë pas publikimit të progres- raportit te KE per Shqiperine, kërkoi nga partitë që të tregojnë pjekuri politike për zgjedhjet e 2009.
BRUKSEL-Shqipëria duhet të bindë Bashkimin Europian për standardet që ai i kërkon, kryesisht sa i takon reformave kyçe, siç është ajo zgjedhore. Komisioneri i Zgjerimit, Oli Rehn, në një intervistë, një ditë pas publikimit të progres- raportit, kërkoi nga partitë që të tregojnë pjekuri politike për zgjedhjet e 2009. “Tani është e rëndësishme që Shqipëria të garantojë se zgjedhjet e vitit që vjen do të zhvillohen në përputhje me të gjitha standardet evropiane. Ky është një test për pjekurinë politike, për stabilitetin politik dhe për demokracinë e vërtetë. Për këtë arsye, është e rëndësishme të bindim Bashkimin Europian dhe vendet anëtare të tij në këto aspekte, para se të mund të lëvizim përpara në procesin e përafrimit të Shqipërisë”, - u shpreh ai në këtë intervistë. Rehn vlerësoi faktin se në Shqipëri gjatë kësaj kohe ka pasur një klimë të mire politike mes formacioneve të ndryshme politike, kryesisht për reforma të mëdha, “ka një konsensus ndërpartiak për objektivat europiane”. Sipas Rehn, pikërisht ky dialog ka lehtësuar progresin e Shqipërisë në realizimin e disa reformave, por mbetet shumë për t’u bërë në luftën kundër korrupsionit, ashtu siç edhe thotë raporti i BE-së. “Në vend mbetet plot punë për t’u bërë dhe sigurisht që ajo që ne kemi nevojë të shohim, është që toleranca të jetë zero për korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe të shohim që këto probleme të adresohen me vendosmëri njësoj si edhe me rezultate konkrete”, - deklaroi dje ai.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)