E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olli: Rezultati final, në fillim të gushtit

 

Zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli, deklaroi dje për mediat se rezultati përfundimtar mund të jepet nga fillimi i gushtit. “Në rast se do të konsumohen të gjitha hapat e kërkesave ankimore, rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 28 qershorit do të shpallet në fund të muajit korrik, ose në ditët e para të muajit gusht. Përsa i përket afateve kohore të ndjekura në këto zgjedhje, jemi shumë më herët se të gjitha zgjedhjet e mëparshme”, deklaroi Olli. Ai shtoi se, “nuk mund të bëjmë krahasime mes zgjedhjeve të përgjithshme për në Kuvend dhe zgjedhjeve vendore. Por në rast se e krahasojmë me zgjedhjet e kaluara parlamentare, mund të themi se kemi përmirësime të ndjeshme për shkak të zbatimit të Kodit të ri Zgjedhor”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›