“PD-LSI të lëshojnë mandatin e Fierit”
PS sulmoi sërish marrëveshjen PD-LSI. Deputeti socialist Taulant Balla tha se asnjë pazar s’mund të ndryshojë vullnetin e shqiptarëve dhe ripërsëriti qëndrimin e PS-së për mosnjohjen e zgjedhjeve nëse nuk i jepet mandati i 9 në Fier. “Pazari i Qeverisjes Berisha-Meta, që ka për synim vjedhjen e mandatit të nëntë të Partisë Socialiste në Fier, ka filluar këto ditë hakmarrjen ndaj personave të veçantë të cilët mbështetën Partinë Socialiste më 28 qershor” theksoi Balla, duke nënvizuar edhe njëherë qëndrimin e Partisë Socialiste për të mos njohur zgjedhjet, në rast se nuk i njihet mandati i nëntë në qarkun e Fierit.