Polemikat mbi ndeshjen Inter-Sampdoria, reagon Abete
ROME- Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Xhankarlo Abete, ka kritikuar Interin dhe trajnerin Zhoze Murinjo, për sjelljen dhe gjestet në ndeshjen me Sampdorian. Murinjo mësohet se ka sulmuar në tunel arbitrin Taljavento, pasi ai dha 2 kartona të kuq për Samuel e Kordobën, ndërkohë që në fushë bëri shenjën e prangave. “Nëse gjestet dhe tonet janë të tepruaar, ato asnjëherë nuk janë të justifikuara”, deklaroi Abete. Ai i ka kërkuar Murinjos që nëse dëshiron të bëhet protagonist, fillimisht të njohë kulturën e vendit ku punon dhe të respektojë instancat.
Ndërkohë, presidenti i Interit Masimo Morati ka shpjeguar gjestin e prangosjes të bërë nga trajneri i tij në ndeshjen e së shtunës, pasi Interi mbeti me 9 vetë. Kreu zikaltër tha se Murinjo nënkuptonte me ato gjeste se po bëhet gjithçka për të ndaluar Interin, i cili dominon për vitin e katërt radhazi Serinë A italiane. “Megjithëse luajtëm me 9 vetë për 50 minuta, them se kjo duhet të na japë zemër për ndeshjen me çelsin”, u shpreh Morati. Por, pikërisht për sfidën e së mërkurës në Champions League, Interi rrezikon të mos ketë një prej elementëve më të rëndësishëm të skuadrës, portierin Zhulio Sezar. Braziliani ka bërë një aksident rrugor me Lamborginin e tij në zonën e San Siros, në Milano dhe është në dyshim serioz për të qenë në fushë në takimin ndaj skuadrës londineze. Portieri ka vetëm pak dëme në fytyrë dhe një shembje dhe sipas mjekëve, me siguri do të jetë i gatshëm të luajë.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)