E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi ngushëllon familjet e viktimave në Austri

PRISHTINE – Kryeministri kosovar Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjet e viktimave që humbën jetën mbrëmë në aksidentin tragjik të Vjenës.
“Me dhembje të madhe morëm lajmin për aksidentin tragjik që ndodhi në Vjenë, ku humbën jetën familjarët dhe më të dashurit tuaj. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, pranoni ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegramin dërguar familjeve të viktimave.

Më tej, kryeministri Thaçi i ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve, duke shtuar se qeveria e tij është në kontakte të vazhdueshme me autoritet austriake për t’iu ardhur në ndihmë të lënduarve dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit që çoi në vdekjen e shtatë personave.
(m.a/rtk/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›