E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opera Mrika, në Sarandë

Festivali

Nata e katërt e Festivalit të Orkestrave Frymore, që vijon në Sarandë, ka ngjitur në skenë bandën muzikore “Apollon” të Fierit, drejtuar nga Nikollaq Nushi. Ajo ka sjellë në festival marshe, xhaz, ritme kosovare e kolazh këngësh fierake.

“Desaret Brass” është emri me të cilin u prezantua kuinteti i përbërë nga katër pedagogë e ish-pedagogë të Akademisë së Arteve, të kryesuar nga Sokol Saraçi dhe një student i tyre.
Ata performuan këngë të ndryshme shkodrane.

Pas tyre, skena e festivalit ka qenë e tëra për trupën e bandës muzikore të Shkodrës, drejtuar nga Kujtim Aliaj. Pjesë nga opera “Mrika”, këngë popullore, pjesë simfonike, si dhe melodi të famshme italiane, të interpretuara nga Dorina Garuci e Klodiana Ibrahimi, ishin disa nga numrat e programit të shkodranëve në Sarandë. Trupa e katërt ishte ajo e ardhur nga Ajiu Parashqevi e Athinës, e ftuar speciale, që drejtohej nga Kseonofon Xanidhis. Repertori i programit të saj zotërohej nga këngë tipike të ishullit të Kretës, të interpretuara në një ansambël instrumentesh tunxhi, klarinetash, si dhe me lirë e lahutë, të cilat shoqëruan këngëtarin Dhimtris Kuros.

Në përbërje të formacionit muzikor të ardhur nga Athina, luajti si solist në trompën e parë edhe shqiptari emigrant, Perikli Qendro.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›