Operacionet antidrogë në Itali, hetim për zbulimin e krerëve

10/05/2005 Prokuroria po identifkon poseiduesit e numrave celularë nga ku është organizuar trafiku heroinës
Prokuroria shqiptare ka filluar hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të të arrestuarve dy javët e fundit në Itali, të dyshuar si krerë të këtyre organizatave. Antimafia italiane i ka vënë në dispozicion Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të gjitha dosjet hetimore në ngarkim të të arrestuarve atje, gjatë pesë operacioneve të bujshme në rajone të ndryshme të vendit. Numra celularë dhe fiks, me anë të të cilëve persona ende të paidentifkuar kanë kontaktuar nga Shqipëria me korrierët dhe shpërndarësit në Itali, janë vënë në dispozicion të organit të akuzës. Mbetet verifkimi i tyre dhe identifkimi i poseiuesve. Ndërkaq, prokuroria italiane ka arritur të sigurjë edhe përgjime të bisedave telefonike, me personat e dyshuar si organizatorë të këtyre rrjeteve të trafikut ndërkombëtar të drogës.
Hetimi
Hetimi i prokurorisë ndaj këtyre organizatave të trafikut të narkotikëve tashmë është shtrirë edhe në Shqipëri, kryesisht në qytet e Tiranës, Durrësit dhe të Vlorës. Lajmi është bërë i ditur dje për gazetën “Metropol”, nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme të cilat sqaruan se hetimi është përqëndruar në idetifikimin e personave të dyshuar si organizatorë të këtyre rrjeteve. Vetëm brenda dy javësh, policia italiane goditi pesë organizata të trafikut dhe tregëtimit të narkotikëve të fortë, kryesisht heroinës e kokainës, duke vënë në pranga me dhjetra persona, ndërmjet tyre edhe shqiptarë. Sipas burimeve, dyshohet se heroina e kishte burimin nga Turqia dhe trafikohej në Shqipëri duke kaluar në Bullgari e Maqedoni e më pas nga portet kryesore të vendit, drejt Italisë. Por, duket se krerët e këtyre organizatave ende të paidentifkuar kanë mjaft të kujdeshëm. Kjo, pasi disa prej tyre kanë përdorur shpesh pseudonime, pohojnë burimet.
Operacionet
Operacioni i koduar nga policia italiane me emrin “Actros”, kishte filluar prej nëntë muajsh, ku është sekuestruar gjithsej 150 kilogramë heroinë, pjesa e fundit e së cilës u gjet në hambarët e anijes "Plava", e ankoruar prej dy muajsh në portin e Barit. Ndërsa kanë rënë në pranga kanë rënë edhe 24 korrierë droge, si dhe janë sekuestruar mijëra euro. Së fundmi policia arrestoi në Bari 10 shqiptarë. Ka qenë tentativa e Valbona Asllanajt për të vrarë bashkëshortin, Dajlanin që shpejtoi operacionin. Dy ditë më vonë, Prokuroria e Leçes, urdhëroi arrestimin e 17 personave të akuzuar si pjesëtarë të organizatës mafioze “MAROBITO’, ku ndër ta tre shqiptarë nga qyteti i Vlorës.
Kanë qenë të penduarit e “Sakra Korona Unitës“, që me dëshmitë e tyre kanë mundësuar prerjen e fletëarresteve. Operacioni i radhës u përqëndrua në Torino ku u arrestuan 34 persona, ndër ta edhe shqiptarë. Sipas policisë italiane, të cituar nga mediat vendëse, hetimi ndaj kësaj organizate kishte filluar që në vitin 2002 dhe se gjatë gjithë kësaj periudhe ishin sekuestruar 116 kilogramë heroinë. Një tjetë operacion antidrogë u përfshi në Milano ku droga vinte nga Hollada dhe që u pasua nga ai i koduar me emrin “Peqin” disa ditë më parë, që e kishte marrë nga qyteti prej nga kishin prejardhjen trafikantët shqiptarë. Operacioni ka përfunduar me arrestimin e 13 shqiptarëve, të cilëve u janë sekuestruar 115 kilogramë heroinë. Nën sekuestro u vendos dhe një laborator ku përgatitej droga.
“ACTROS”
Të arrestuar
• Shkëlqim Gashi
• Bledar Alvora
• Dajlan Asllanaj
• Valbona Asllanaj
• Fatos Berisha
• Fatbardh Berisha
• Hasan Beçi
• Eglantina Kandarxhi
• Mikel Mazniku
• Xhulio Luka(italian)
Është sekuestruar 150 kg heroinë
për nëntë muaj dhe anija “Plava”
“MORABITO”
17 Fletë-arreste, ndër ta 3 shqiptarë nga Vlora
• Lindita Murati(e arrestuar)
• Gëzim Hoxha(në kërkim)
• Ermal Mehmeti(në kërkim)
Operacioni në Torino
U arrestuan 34 persona ndër ta edhe shqiptarë, ndërsa ishin sekuestruar 116 kg heroinë që prej vitit 2002
“PEQINI”
Arrestohen 13 shqiptarë, ndër ta:
• Arben Çaushaj
• Mezit Mali
• Qemal Hoxha
Sekuestrohen 115 kg heroinë dhe një laborator i përpunimit të drogës
Operacioni është koduar me emrin e qytetit shqiptar nga e kishin prejardhjen të arrestuarit