PD prezanton Ngjelën kandidat në zonën 42
10/05/2005 Partia Demokratike ka bërë dje prezantimin Spartak Ngjelës si kandidat për deputet në zonën 42 në Tiranë. Neë prezantimin e djeshëm merrte pjesë dhe kryetari i PD-së Berisha, i cili ftoi anëtarësinë e partisë në këtë zonë të votojnë për kandidaturën e Ngjelës. Kryetari i PD u shporeh i sigurt se jo vetëm në këtë zonë, por në të gjithë Shqipërinë opozita e ka fitoren e sigurt. Në fjalën e tij kandidati i opozitës në këtë zonë Spartak Ngjela premtoi se në katër vitet e ardhshme do të jetë pranë halleve të qytetarëve të kësaj zone. Në bazë të premtimeve të Ngjelës ishte platforma e PD, por Ngjela nga ana e tij premtoi se ardhja e opozitës në pushtet do të thotë më shumë vende pune për banorët e kësaj zone, më pak taksa, më shumë rrugë dhe më shumë shpresë në të ardhmen. Përballë Ngjelës në këtë zonë për PS-në kandidon ministri i Transportit dhe Telekomunikacioneve, Spartak Poçi, i cili garon për të marrë mandatin e dytë në zonën elektorale numër 42.