E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sulmi ndaj peshkarexhës “Tre Vëllezërit”, pezullohen hetimet

10/05/2005  Pezullohen hetimet për sulmin me breshëri plumbash ndaj peshkarexhës “Tre Vëllezërit” më 10 shkurt të këtij viti në Sarandë. Lajmi është bërë i ditur dje nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat sqaruan se shkak i pezullimit është bërë mungesa e përgjigjeve të drejtësisë greke lidhur me incidentin. Sot mbushen plot tre muaj që nga dita e ngjarjes dhe ndonëse palës greke i është kërkuar disa herë në rrugë zyrtyare që të bashkëpunojë në hetimin e kësaj çështje, ajo ka refuzuar. Për shkak të mungesës së personave të dyshuar si autor të ngjarjes, dosja i është deleguar policisë për plotësim me prova, thonë burimet. Kjo, pasi peshkatarët dëshmuan se ishin sulmuar nga rojat bregdetare greke në ujrat e territorit shqiptar, madje rreth 600 metra në brendësi të kufirit. Ndërkaq, nga ekspertimi i dëmtimeve të anijes dhe predhave të plumbave të gjtura në kuvertë, u konkludua se kanë dalë nga një armë snajper. Rezultati i ekspertizës përforcoi veprën penale të proçedimit të çështjes, e cila është “vrasje me dashje e mbetur në tentativë”. Kjo pasi edhe nga këqyrja dhe ekzpertiza e vendit të ngjarjes rezultoi se plumbat kishin qëlluar drejtpërdrejtë e në kuvertë ku ndodheshin marinarët shqiptarë. Disa herë policia e Sarandës, ka kontaktuar me homologen greke e cila nuk ka pranuar se peshkarexha shqiptare është qëlluar nga marina e tyre. Madje ata nxjerrin versionin se ka qenë një përplasje ndoshta mes dy anijeve pirate. Predhat që policia e Sarandës sekuestroi në kuvertën e peshkarexhës, fillimisht u dyshua se i përkisnin një mitralozi 12.7. Por nga ekspertimi rezultoi se i përkisnin armëve snajper të kalibrit 12 mm që përdoren dhe nga forcat e NATO-s, ku është e anëtarësuar edhe Greqia. Burimet sqarojnë se pas këtij konkluzioni policia e Sarandës në vashkëpunim me prokurorinë e këtij rrethi ka kontaktuar disa herë me homologët grekë. Por policia greke ka mohuar se ka qenë një skaf i rojeve detare helene që ka qëlluar mbi peshkarexhën shqiptare. Burimet e prokurorisë përfundojnë se drejtësisë greke i është kërkuar disa herë në rrugë zyrtare që të bashkëpunojë në hetimin e kësaj çështje, por përgjigja ka qenë negative.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›