E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacionet, shuhet zjarri në malin e Koretnikut



KUKËS – Pas më shumë se 12 orë lufte, skuadrat zjarrfikëse dhe banorët e fshatrave përreth kanë bërë të mundur që të shuajnë zjarret që kishin rënë në masivin pyjor të Tërthores, në malin e Koretnikut, në rrethin e Kukësit. "Edhe pse pylli i përfshirë nga zjarri është përgjegjësi e komunës, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë pyjore, të komisariatit të policisë së rrethit dhe të komunitetit, që kanë punuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës, çka beri që në mëngjes zjarri të vihet nën kontroll e të izolohet", tha drejtori i Ndërmarrjes së Shfrytëzimit Pyjor, Fatmir Gjana. Sipas tij, në çdo moment kanë qenë duke punuar mbi 17 persona, ndërsa është punuar me mjete rrethanore për shkak të terrenit të vështirë ku zjarrfikësja e kishte të pamundur të përfshihej në operacion. Zjarri që përfshiu dy ditë më parë masivin pyjor të malit të Koretnikut, 2483 metra mbi nivelin e detit, u evidentua në zonën e ahishtes, në lartësinë e rreth 1500 metrave mbi nivelin e detit. Flakët e zjarrit që nga pasditja e së enjtes kanë mundur të

19 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›